Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik jep disa rekomandime për ujë pas vërshimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shprehur bindjen se vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga prrojet dhe lumenjtë ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materie fekale.

“Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjikë dhe kimikë rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012”.

Për shkak të reshjeve atmosferike dhe shkrirjes së borës, disa rajone të Kosovës dhe rajoni i Prishtinës janë përfshirë me vërshime, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:

1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.

2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit.

3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materiet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.

Edhe Këshilla se si të veprohet pas reshjeve vërshuese në Kosovë Arbëri Këshilla se si të veprohet pas reshjeve vërshuese në Kosovë

4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.

5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.

6. Ekipet e ujësjellësve rajonalë të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materie fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara. Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.