Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë nga dhjetori i vitit të kaluar.
Për këtë shkak ky Institut ka apeluar për kujdes dhe ka rekomanduar masat për mbrojtje ndaj tij, raporton Koha.net.
“Rekomandohet akoma të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje të rënda kronike, fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Instituti Kombëtar ka vaksina për këto grupe të rrezikut. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër dhe jo i shëndoshë”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
-
IKSHPK-ja thotë se gripi sezonal e ka kaluar pragun epidemik, bën thirrje për vaksinim
-
Rriten rastet me grip sezonal, IKSHPK-ja fton për vaksinim
-
COVID-19 lëshon rrugë, gripi sezonal e ka fjalën kryesore
-
Kujdes me gripin!
-
Gripi sezonal ka prekur më së shumti Prishtinën dhe Prizrenin, IKSHP kërkon kujdes