Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.
Instituti po ashtu iu ka bërë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të komunitetit RAE të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.
“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës dhe shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e Institutit./Ksp/
Artikuj të ngjashëm
-
Situata epidemiologjike e fruthit në Kosovë nën kontroll
-
Për afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim
-
KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët
-
Shtohen rastet me fruth, e shumë më tepër qytetarët që shprehen kundër vaksinimit të fëmijëve
-
Për 25 ditë u raportuan 23 raste të fruthit, të gjithë të infektuarit të pavaksinuar