Çdo komb ka nevojë të ketë figura të tilla që tejkalojnë qenien fizike dhe shndërrohen në institucione të cilat janë pika referente për të.
Ato institucione zhvishen nga përditshmëria, nga gabimet e cenet, dhe mbesin pika orientuese për kombin e njerëzimin, shkruan Valon Murati, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Nuk ka dyshim se ata janë dhe mbesin njerëzor. Duke qenë njerëzor, ata arrijnë të shndërrohen në institucione. Ashtu siç ndodh edhe me dëshmorët. E veçanta e këtyre njerëzve është se ata me jetën, angazhimin, veprën e mendimin e vet arrijnë që të frymëzojnë të tjerët, të orientojnë dhe të mobilizojnë.
Jo të gjithë i kanë njohur qëndrimet e Mandelës apo Gandit. Por ata me veprën e tyre kanë ngritur mijëra njerëz në funksion të arritjes së lirisë. Edhe ne shqiptarët duhet të jemi krenarë, që i kemi dhënë botës një figurë të tillë. Ne duhet të krenohemi, që i dhamë botës Adem Demaçin.
Adem Demaçi ishte një institucion i kombit shqiptar. Shkrimtar, gazetar, aktivist, i burgosur politik, politikan, humanist, kryengritës e rebel, mbi të gjitha figurë qendrore e lëvizjes për liri të shqiptarëve në trojet e veta nën Jugosllavi. Lirisht mund të thuhet se ka qenë njeri i dashuruar me lirinë. Kësaj dashurie i ka qëndruar besnik deri në fund. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)