Qindra konkurse të shpallura për pozita të reja pune në institucionet në nivelin qendror dhe lokal gjatë periudhës kohore pas 11 shtatorit, sipas shoqërisë civile janë joligjore dhe rrjedhimisht kërkohet anulimi i tyre.
Problemi, sipas shoqërisë civile, qëndron te fakti se të gjitha këto konkurse që janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil, janë jolegjitime sepse nga data 11 shtator, ky ligj është shfuqizuar dhe nga ajo periudhë kohore ka hyrë në fuqi një ligj i ri, respektivisht Ligji për zyrtarët publikë.
Ligji për zyrtarët publikë është miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës është shpallur më 11 mars të këtij viti, ku thuhet se “Ligji hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, çka sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie se ka hyrë në fuqi më 11 shtator të këtij viti. Ky fakt është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga Zyra për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Administratës Publike.
Përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se që nga data 12 shtator të gjitha konkurset publike do të duhej të shpallen në bazë të ligjit të ri, përkatësisht atij për zyrtarët publikë.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) potencon se që nga hyrja në fuqi e Ligjit për zyrtarët publikë, më 11 shtator, janë identifikuar më shumë se 70 konkurse të shpallura për 261 zyrtarë publikë, konkurse këto, sipas IKD-së që bien në kundërshtim me ligjin.
Edhe
Qindra konkurse në institucionet publike, drejt anulimit
Për nga numri i konkurseve të shpallura, duke u bazuar në ligjin tanimë të shfuqizuar, kampione, sipas IKD-së, është Ministria e Infrastrukturës, me gjithsej 20 konkurse të shpallura, derisa për nga numri i pozitave të shpallura, kampion është Këshilli Gjyqësor i Kosovës me gjithsej 91 pozita të shpallura.
Teksti i plotë në Radio E vropa e Lirë
-
Konkurset e fushatës, MAP-i thotë se të gjitha shpalljet e pas 12 shtatorit duhet të anulohen
-
Vërejtjet nga BE-ja mund të anulojnë qindra konkurse të shpallura së fundi
-
BE-ja kërkon anulimin e të gjitha konkurseve qeveritare që u shpallën në fushatë
-
Shoqëria civile kërkon pezullimin e konkurseve para zgjedhjeve, institucionet heshtin