Vetëm 49 për qind e reformave të përcaktuara nga Agjenda për Reforma Evropiane për Qeverinë e Kosovës janë përmbushur.
Afati për përmbushjen e këtyre kritereve që do t’i ndihmonin vendit për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ishte viti 2017, raporton KTV.
E 14 për qind e tyre institucionet nuk i kanë plotësuar fare.
Ndryshimet më të mëdha kërkohen në sundim të ligjit.
Përveç zbatimit të pjesshëm të marrëveshjes zvarritja e reformave po rrezikon edhe humbjen e fondeve nga Bashkimi Evropian në vlerë të miliona euro.
Edhe
Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa
Në hulumtimet e bëra del se edhe qëllimi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA nuk po arrihet si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me Ministrin e Tregtisë.
Hulumtimi është bërë nga Instituti GAP, Instituti për Studime Juridike dhe Politike si dhe ai i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze.
-
Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa
-
Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
GLPS: Vonesat në reforma rrezikojnë humbje të pakthyeshme financiare për Kosovën