Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet e pavarura s’ka kush t’i disiplinojë për pagat

Caktimi i pagave për veten është vendimmarrja ku institucionet e pavarura më së shumti e kanë demonstruar pavarësinë që ua njeh Kushtetuta.

Shumica nga to kanë refuzuar ta respektojnë parimin: pagë e njëjtë për punë të njëjtë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Kushtetuese, Banka Qendrore, Avokati i Popullit, Zyra Kombëtare e Auditimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur i Mediave, institucione këto që ua njeh pavarësinë Kushtetuta, në jo pak raste janë akuzuar se marrin vendime duke u ndikuar nga politika.

Ndërkaq vitin e shkuar patën refuzuar t’i bindeshin një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës.

Çështja qe dërguar në Kushtetuese, e cila në fundvit i ka dhënë të drejtë kësaj kategorie institucionesh ku bën pjesë edhe vetë kjo gjykatë.

Edhe Qeveria akuzohet se e bëri praktikë moszbatimin e aktgjykimeve të Kushtetueses Arbëri Qeveria akuzohet se e bëri praktikë moszbatimin e aktgjykimeve të Kushtetueses

Kësisoj pagat nuk janë niveluar me sektorë të tjerë, ndërsa pas marrjes së vendimit edhe janë rritur....(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.