Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati merr nën menaxhim pronat kontestuese

Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka nisur një aksion për menaxhimin e disa parcelave kontestuese, të cilat po paraqesin rrezik për qytetarët dhe njëherësh parandalimin e ndërtimeve pa leje në disa zona të qytetit.

Në kuadër të këtij aksioni në disa parcela publike janë vendosur edhe shirita të rrezikut derisa gjykata t’i zgjidhë kontestet pronësore. Një nga këto parcela për të cilën ka raportuar pak ditë më parë KD-ja është edhe një gropë mjaft e thellë dhe e mbushur me ujë në qendër të qytetit ndërmjet lagjeve “Isa Olluri” dhe “Lidhja e Prizrenit”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andaj në këtë parcelë tashmë Inspektorati i ka vendosur shiritat e rrezikut dhe ka vendosur një shenjë me mbishkrim: “Objekti është nën vëzhgimin e Inspektoratit”.

Imer Rrustemi, drejtor i Inspektoratit të Lipjanit, ka thënë se pas ankesave të qytetarëve dhe të shoqërisë kanë nisur një aksion për parandalimin e rrezikut në disa parcela kontestuese...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.