Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë proteston një grup i infermierëve, në shenjë të pakënaqësisë me Ligjin për Paga.
“Sa më masovikisht të merrni pjesë do të ishte në të mirë të infermierisë, se sa më shumë të jemi, do të ndihmojë që kërkesa jonë të jetë sa më e fuqishme dhe më serioze. Ju njoftoj poashtu që kjo protestë përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e infermierëve, transmeton kp.
Kujtojmë se përveç kësaj proteste, sot në arsim shënohet dita e 14-të e grevës.
SBASHK-u ka apeluar te deputetët që të votojnë ngritjen e koeficienteve sipas kërkesave të tyre, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë ligj.
Artikuj të ngjashëm
-
Biokimistët kundërshtojnë specializimin e farmacistëve në Biokimi Klinike
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës