Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2017.
Kjo anketë me të dhënat që ofron synon ta paraqesë ecurinë në industri (B-nxjerrëse, C- përpunuese, D-furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, ka pasur një rritje te: furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 8.2%; industria nxjerrëse (B) prej 31.9%; si dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 49.6%. Ndërsa, kishte rënie te industria përpunuese (C) prej (-7.7 %).
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2016), ka pasur një rritje te: industria nxjerrëse (B ) prej 31.3%; furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 7.8%; furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 6.1%; si dhe industria përpunuese (C) prej 3.2%.
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për TM4 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra
-
Industria përpunuese shënon rritje, ajo nxjerrëse rënie
-
Shënohet rritje në disa sektorë të industrisë në tremujorin e dytë të sivjetshëm
-
Sipas ASK-së, muajt e fundit ka rritje të furnizimit me ujë e rënie me rrymë
-
Industria nxjerrëse në Kosovë shënon rënie
-
Sektori i industrisë përpunuese shënon rritje për 8.75 për qind