Në tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje industria nxjerrëse me 65.96% dhe industria përpunuese me 36.90%.
Rënie shënuan sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 21.55% dhe ai i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me -21.42%.
Sipas indeksit të vëllimit industrial për tremujorin e dytë 2018 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar TM2 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse me 9.93%, furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 5% dhe tek industria përpunuese me 0.11%.
Rënie ka pasur te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për -9.3%.
-
Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë u rrit për 3 për qind
-
Çmimet e prodhimit u rritën për 5.5% krahasuar me vitin që shkoi
-
Çmimet e prodhimit më të larta në tremujorin e dytë sesa në tre muajt e parë të vitit
-
Në kohë inflacioni, ATK-ja krenohet me vlerë rekorde arkëtimi
-
Çmimet në qershor u rritën 6 për qind krahasuar me vitin që shkoi