Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Indisë në Beograd, Narinder Chauhan, ku është diskutuar, mes tjerash, edhe për çështjen e Kosovës.
Ambasadorja Chauhan, sipas komunikatës së zyrës për media të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se India kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Ajo (Bërnabiq) e ka falënderuar në veçanti Indinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadorja Chauhan ka theksuar në këtë bisedë se India kundërshton anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Bërnabiq kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë
-
Bërnabiqit nuk i pëlqen që Escobari kundërshtoi kategorikisht futjen e ushtrisë serbe në Kosovë
-
Bërnbiq për Kosovën: Nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO
-
Ambasadorja e Izraelit në Beograd merr falënderime për mosnjohje të Kosovës
-
Ambasadorja e Izraelit në Beograd tregon pse ky vend nuk e njeh Kosovën