Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në fund të vizitës së vet në Indi, Nepal e Shri Lankë ka thënë se mesazhi më i rëndësishëm i këtyre vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është se këtë qëndrim ato nuk do ta ndryshojnë as në të ardhmen, transmeton Koha.net.
Daçiq, në një deklaratë për tanjug, ka thënë se Serbia edhe më tej ka “zëra të fuqishëm në favor të integritetit e sovranitetit të vet territorial”.
Ai bisedimet me zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve i ka vlerësuar shumë pozitive.