Drejtori Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri në një konferencë për media tha se në raportin përmbyllës të punës janar-qershor 2017, ka të arritura të kënaqshme në pasqyrat financiare.
Ai tha se raporti i Auditorit për 2016 është raport i pa modifikuar dhe është raport prej më të mirëve për 2016 në ATK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të hyrat në janar - qershor është një trend i mirë me të hyra prej 192 milionë e 907 mijë e 880 euro ose 15 milionë e 588 mijë e 347 euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2016, transmeton kp.
Sipas Imerit është një trend më të hyra prej 8.79 për qind më shumë të hyra të inkasuar në këtë vit sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe janë fiskalizuar 1 mijë e 18 biznese ose 1 mijë 803 pajisje fiskale.
“Kemi pasur një partneritet të mirë dhe interesant me qytetarët për rimbursim me pliko për rimbursim fiskal(kuponë). Kemi pranuar 1 milion e 531 mijë e 872 pliko për dy vjet dhe kanë përfunduar në xhepat qytetarëve 24 milionë e 299 mijë euro që ka qenë një projekt mjaft profitabil për qytetarët”, tha Imeri.