Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për gazetën egjiptiane “Al – Ahram”, tha se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, ndërsa projekti për “Serbinë e Madhe” dështoi.
Meta ka theksuar se Bashkimi Evropian tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, por që reformat do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit.
“BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja", tha Meta.
I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Turqinë, Meta tha se “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike.”/Ora News/
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor
-
Rama kërkon bashkëpunim më të madh: Premtimet e Samitit të Berlinit s’u realizuan plotësisht
-
Berisha: Dështoi projekti serb për ndarjen e Kosovës
-
Rama vlerëson se marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë më mirë se që kanë qenë ndonjëherë