Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ilir Deda sonte në Rubikon

Në Rubikon sonte Ilir Deda, bashkëthemelues i Alternativës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Cila është e ardhmja politike e Ilir Dedës? Cila është fryma e Alternativës në procesin e dialogut? Cili është bashkëpunimi me PSD-në? Sa është i qëndrueshëm? Pse nuk po arrijnë të bindin LDK-në e Vetëvendosjen? Si i përgjigjet Deda, Isa Mustafës se votat e tyre janë të LDK-së? Cila është qeveria Haradinaj? A duhet të shkohet në zgjedhje dhe nëse po, cila do të jetë e ardhmja e partisë së tij?

Për këto dhe më shumë, sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.