Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK-ja përmes pyetjeve dhe përgjigjeve tregon rëndësinë e vaksinimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në kuadër të thirrjeve për vaksinim të qytetarëve për mbrojtje nga COVID-19, ka publikuar disa pyetje dhe përgjigje rreth vaksinimit.

Në kuadër të përgjigjeve, IKSHPK-ja ka publikuar rëndësinë e vaksinimit dhe rrezikun nga infektimi me COVID-19.

Sipas njoftimit, vaksinimi është i sigurt dhe efektet anësore nga vaksinat janë të vogla dhe të përkohshme. Ndërkaq për vaksinat kundër COVID-19, IKSHP-ja ka njoftuar se vaksinat kundër COVID-19 janë 95 për qind efikase.

“I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, thuhet në kuadër të përgjigjeve.

Instituti ka thënë se vaksinat janë efektive edhe kundër variantit Delta.

“Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë. Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe IKSHPK: Vaksinohuni dhe evitoni shtrimin në spital e vdekjen Arbëri IKSHPK: Vaksinohuni dhe evitoni shtrimin në spital e vdekjen

Pyetjet dhe përgjigjet e plota të IKSHPK-së.

 

???????? ??? ?????-??: ?????? ??? PËRGJIGJE ℹ️ℹ️ℹ️ ➡️ Çka është vaksinimi? ℹ️ Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më...

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, August 8, 2021