Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK-ja bën apel për kujdes nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel që të mbahen maskat kundër COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore në ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Sipas njoftimit, virusi është kudo andaj nuk duhet të neglizhohen rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Gjithashtu është bërë thirrje që të shmangen udhëtimet, të qëndrohet në shtëpi dhe të ajrosën ambientet e mbyllura.

IKSHPK thotë se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë! Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thuhet në njoftim.

Edhe IKSHPK-ja apelon qytetarët të mbrohen nga vapa, del me disa këshilla Arbëri 1 j. më parë IKSHPK-ja apelon qytetarët të mbrohen nga vapa, del me disa këshilla

Omicroni sipas IKSHPK-së është tejet ngjitës, duke bërë thirrja që të mbahen maskat në çdo vend, distanca mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare. Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj. Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet tutje në njoftim.