Burbuqe Nushi-Latifi, koordinatore e ujërave në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, në emisionin “Puls” të KTV-së, thotë se 80% e popullatës ka qasje në ujin e pijshëm nga ujësjellësit kurse rreth 17% nuk ka qasje dhe përdorin bunarët.
“Prej 100% të sëmundjeve ngjitëse të regjistruara në raportin e vitit 2016, me 43% prin diarreja që është sëmundje nga uji por edhe nga papastërtia. Kemi telashe me sëmundje ngjitëse nga regjionet rurale”, ka thënë zyrtarja e IKSHP-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo foli edhe për lumin Sitnica, duke thënë se 500 metra pranë lumit është uji i papijshëm në bunarët e këtyre qytetarëve.
“Lumenjtë janë ndotur aq shumë sa që përveç ndotjeve bakterore, ka edhe ndotje kimike”, ka deklaruar Burbuqe Nushi-Latifi nga IKSHP.