Krijimi i një prokurorie dhe i një gjykate speciale që do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë po shihet si i domosdoshëm në mënyrë që të jepen rezultate konkrete, shkruan sot Koha Ditore.
Një propozim i tillë është bërë të martën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë publikimit të “analizës së politikave dhe ligjeve rreth ndikimit politik në sistemin e drejtësisë, mungesës së rezultateve në luftimin e kriminalitetit dhe nevojës për krijimin e një Prokurorie dhe Gjykate Speciale me mandat ekskluziv dhe të kufizuar kohor në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës”.
Përfaqësues të këtij instituti janë shprehur se ndikimi i skajshëm politik dhe mungesa e rezultateve konkrete e kanë cenuar rëndë integritetin e sistemit të drejtësisë, që ka ndikuar në humbjen e besimit të publikut dhe qytetarëve, për sundim të ligjit.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KDI kërkon Gjykatë speciale për luftën kundër kriminalitetit e korrupsionit
-
IKD kërkon prokurori që do të udhëhiqej nga ndërkombëtarët
-
Java Kundër Korrupsionit mbyllet me fokus te ndikimi real i korrupsionit në jetën e qytetarëve
-
IKD: Qeveria nuk po tregon llogaridhënie për skandalet qeveritare
-
IKD: Sistemi Prokurorial s’tregoi rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit