Politologu Ramush Tahiri, e ka quajtur të mençur dhe që përmbush idealet kombëtare, deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Kosova e Shqipëria të kenë një president të përbashkët.
“Është një propozim i mençur, intelektual dhe ndjek synimin jo vetëm historik të popullit shqiptar, por ndjek edhe idealin kombëtar dhe gjithashtu edhe idealin e gjeneratave të ardhshme, që nënkupton edhe integrimet rajonale por para së gjithash atë kombëtar”, ka thënë Tahiri për rtv 21.
“Nuk e di çka janë çu të gjithë kundër Edi Ramës, kur ai e ka shprehur një ide, një mendim, nuk ka thënë se duhet të jetë nga Shqipëria e sotme, nuk ka thënë as se do të jetë prej Kosovës, këtë e vendos populli. Në këtë kontekst këta pretendentë të shtetit të Kosovës, po t’u ofrohej një kafshatë më e madhe për të qenë president i gjithë Shqipërisë ndoshta do ta kishin ndrru, por atëherë kjo është vërja e interesit personal para atij kombëtar”, ka thënë më tej Tahiri.

-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Edi Rama akuzon Vetëvendosjen për përfshirje në protestat në Shqipëri
-
Rama për protestat: Nga Kosova e Maqedonia po vijnë për ta ‘shpëtuar’ Shqipërinë
-
Tahiri: Kosova po fle, Qeveria të marrë urgjentisht masa për përballimin e krizës dhe rritjen e çmimeve