Senat Ibishi nga Organizata “Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve” ka thënë se gratë dhe vajzat nga këto komunitete nuk janë të përfshirë në tregun e punës.
Sipas tij, një ndër faktorët kyç është edhe mosarsimimi i tyre.
Ibishi ka thënë se gratë dhe vajzat sfidë të parë e kanë se si të orientohen në fushën profesionale të tyre.
Ai e ka quajtur shqetësuese gjendjen e punësimit të të rinjve nga ky komunitet.
“Vajzat dhe gratë e komunitetit edhe për shkak se janë pjesë e komunitetit nuk pranohen lehtë në punë, pastaj edhe sfida tjetër është për shkak të moseksperiencës. Këto vajza dhe gra nuk janë këtu pse duan të jenë. Mbi 100 persona kanë filluar punën në disa kompani private. Numri i të papunëve në komunitete është shumë i madh. Kemi kompani private që vijnë dhe na thonë se kanë nevojë për punëtorë. Vetëdija dhe mundësia për punësim të komuniteteve po shtohet”, ka thënë ai.
Edhe
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas
Sipas tij, për një kohë të gjatë kanë qenë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Sipas tij, këtë vit primati i bashkëpunimit i ka kaluar plotësisht këtij institucioni.
Ai ka thënë se bursat e ndara nga MASHT-i janë shumë të mirëseardhura për komunitetet.
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?
-
Ibishi: Viti 2023 ishte sfidues sa u përket të drejtave të komuniteteve joshumicë, sfidë është diskriminimi
-
Komuniteti ashkali në Lipjan kërkon përfaqësim të drejtë në institucione publike
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë