Në edicionin e 9-të të garës më të madhe shqiptare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “ICT Awards”, IBAS fitoi çmimin kryesor atë të “Inovacionit të vitit”.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u theksua se platforma IBAS ofron të gjitha shërbimet në një vend dhe me një fleksibilitet, si dhe ka kostot më të ulëta për klientë dhe për biznese.
“IBAS themeluar në vitin 2018 nga një grup entuziastësh, ideja e të cilëve ka qenë digjitalizimi i sistemit financiar në Kosovë është institucion financiar i licencuar për emetimin e parasë elektronike, realizimin e pagesave, transferimit të parasë dhe kredi dhënies për pagesa. Në edicionin e 9-të të ICT Awards fitoi çmimin Inovacioni i Vitit”, u tha në këtë ceremony.

Në emër të të gjithë atyre që punuan për shndërrimin e IBAS nga një ide në platformë, Yll Qarkaxhiu falënderoi jurinë për vlerësimin.
Ndërkaq, themeluesi i këtij institucioni financiar dhe arkitekti i zgjidhjes IBAS, Gazmend Selmani, potencoi se ky IBAS është rezultat i punës shumëvjeçare të të gjithë personelit të IBAS dhe PBC.
“Ky çmim është një rikonfirmim i revolucionit IBAS, i cili, tashmë është nisur për në tregun evropian. Aty ku, edhe ne, denjësisht do t’i shpërfaqim vlerat e vërteta shqiptare”, tha Selmani.
Edhe
IBAS – Inovacione të njëpasnjëshme, e gjitha që duhet të dini
IBAS, si i pari i këtij lloji në hapësirat shqiptare mundëson që pagesat, transferet, kredi dhëniet e produktet tjera të kryhen online.Tash e 9-të vite “Albanian ICT Awards” ka për qëllim shpërfaqjen e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut dhe promovimin e individëve dhe bizneseve të kësaj industrie.
*Artikull i sponsorizuar

-
"BKT Kosova" fiton çmimin "Inovatorët 2022" nga revista "Global Finance", për platformën "Smart Invest"
-
Ndodh për herë të parë - Ftesë publike për blerje të aksioneve
-
Ekspertët ndërkombëtarë: Vlera e IBAS është 25,6 milionë euro
-
IPKO mbyll me sukses edicionin e tretë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike – Inovacion, Partneritet dhe Qëndrueshmëri Digjitale në qendër të vëmendjes