Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi në Komunën e Kaçanikut po i mban mbledhjet e rregullta në të cilat po merr pjesë edhe ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Florim Neziri, i cili para disa javësh është shkarkuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës, si person i dëmshëm për sigurinë kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.
Udhëheqësit e KKSB-së në Kaçanik janë arsyetuar se deri tashti nuk kanë marrë ndonjë shkresë zyrtare nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës për shkarkimin e Nezirit. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KKSB-së, derisa Kjani Sallahu përfaqësues nga OJQ, Klubi i gazetarëve të Kaçanikut ka thënë se KBI-ja e Kaçanikut nuk e ka ndonjë anëtar legjitim që duhet të marrë pjesë në mbledhje të KKSB-së.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik arrestohet në Turqi, mbahet në paraburgim për katër ditë
-
BIK-u pranon lëshimin e bërë për rastin “Lavdrim Muhaxheri” në Kaçanik
-
Në shërbim të kujt është Bashkësia Islame në Kaçanik?
-
Lirohen katër të shoqëruarit në Polici, pas bastisjeve të njësisë anti-terrorizëm në Kaçanik
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Sirinë