Edhe sot Kosova do të përballet me të nxehtin afrikan. Parashikuesi i motit, Besim Aliu ka thënë se temperaturat do të fillojnë të bien nga nesër.
Aliu ka thënë se edhe sot qytetarët, në veçanti të moshuarit dhe fëmijët, duhet të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të mos dalin jashtë nga ora 10 deri në ora 17.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot, temperatura më e lartë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në kryeqytet dhe shumë komuna tjera do të jetë 34 gradë, derisa në Gjakovë do të shënohet temperatura më e lartë në vend, prej 35 gradë Celsius, raporton TV Arta.
Në sheshet e Prishtinës edhe sot janë vendosur cisterna me ujë nga brigada e zjarrfikësve.