Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I hap rrugë ndërtimit të kullës ikonike 350 metrash në Tiranë

Kuvendi i Tiranës i ka hapur rrugë ndërtimit të kullës ikonike në kryeqytet .

Gjatë seancës së djeshme u miratua me shumicë votash projektligji që synon negocimin e një kontrate 250 milionë dollarësh me kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, njofton Shekulli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Firmosja e kësaj kontrate duhet të kalonte me çdo kusht nga Kuvendi pasi firma arabe që do ta ndërtojë “Al Habtoor Investment” ka kërkuar të përjashtohet nga taksat.

Investitori nga Dubai ka disa investime të rëndësishme si në vendin e tij ashtu edhe në Evropë. Kjo kullë pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri, plot 350 metra.

Projekti parashikon investimin e 250 milionë dollarëve, ku firma kërkon përjashtim nga çdo lloj takse për 15 vjet dhe faljen e 25 mijë metrave katrorë truall në fund të bulevardit të ri të Tiranës. Ajo premton se falë këtij projekti do të punësohen 6000 njerëz gjatë ndërtimit dhe 3000 pas përfundimit.