Prishtinë, 16 shkurt - Është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndetin në Punë, që u drejtua nga zëvendësministri Çerkin Dukolli , u pa e nevojshme që të identifikohen detyrat konkrete brenda këtij viti, me të cilat do të ballafaqohet ky këshill.
Njoftimi për media, citon Dukollin të ketë thënë se është shumë prioritare që ky Këshill të dalë me një plan efikas pune dhe të aplikueshëm për vitin 2018.
U tha se Kosova ka dy institute të mjekësisë së punës, në Gjakovë dhe Obiliq, për të cilat po ashtu u theksua si shumë e nevojshme funksionalizimi i plotë i tyre.
Në kuadër të detyrave Këshilli trajtoi edhe rregullimin e bazës ligjore, në formatin e një rregulloreje, për identifikimin dhe trajtimin e një liste të sëmundjeve profesionale.
Me qëllim të mbarëvajtjes së punëve, Këshilli themeloi edhe një grup punues prej tre anëtarësh për hartimin e një plani të punës, për të definuar detyrat konkrete që e presin Këshillin brenda këtij viti.
-
MPMS do të hartojë strategji për të adresuar problemet e shëndetit dhe sigurisë në punë
-
KEK-ut i sugjerohet të shtojë edhe më shumë sigurinë e punëtorëve
-
Punëdhënësit janë përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës
-
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
- Kosova me ligj, por pa siguri në punë