Për qendrën me të madhe spitalore publike në Maqedoni që nga muaji i kaluar vendimmarrës është edhe kardiologu Borche Petrovski, i cili në Kosovë është njëri prej të akuzuarve në rastin e njohur si “Stenta”, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka emëruar Petrovskin pjesë të Bordit drejtues të Spitalit Publik në Shkup për mandat trevjeçar. Një gjë e tillë konfirmohet nga Gazeta Zyrtare e këtij shteti. Shpallja e emrit të Petrovskit në gazetë është bërë më 3 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Borçe Petrovski është emëruar anëtar në Këshillin Drejtues të Klinikës Universitare për Kardiologji në Shkup”, thuhet në gazetën zyrtare të Maqedonisë. Emërimi është bërë për një mandat 3-vjeçar.
Gazeta lidhur me këtë ka kontaktuar avokaten e Petrovskit, Merita Stublla – Emini, mirëpo ajo ka thënë se nuk e ka asnjë informatë lidhur me këtë emërim... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.