Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyzer Rizani kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit

Partia Demokratike e Kosovës e ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Lipjanit.

Ai ka thënë se kandidati Hyzer Rizani, është kuadër që nga ditët e para të rinisë së tij brenda PDK-së, duke dëshmuar konsekuencë, qëndrueshmëri dhe vijimësi në vizionin e PDK-së.

“Ai sot, është kuadër akademik me titullin doktor shkence, i cili jeton me brengat dhe sfidat e qytetarëve të Lipjanit, komunë e cila ka nevojë për më shumë zhvillim, më shumë të arritura dhe më shumë projekte që i sjellin mirëqenie qytetarëve të komunës së Lipjanit. Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.