Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni: Vendimi i EQAR-it është maja e Ajsbergut e gjendjes së arsimit

Vendimi i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim është maja e Ajsbergut e gjendjes në arsim, sipas ekspertit të çështjeve të arsimit, Halim Hyseni.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai i fajëson të gjitha qeveritë e deritanishme pasi, sipas tij, me nismat për ndryshime që i kanë ndërmarrë deri tash arsimin e kanë futur në kolaps të thellë. Ka kërkuar që ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sa më parë të ndërmarrë hapa për depolitizimin e sistemit arsimor, i cili, sipas tij, është rrënjësor thellë në arsim.

Si e vlerësoni gjendjen në arsim?

Hyseni: Gjendja në arsim është jashtëzakonisht e rëndë dhe rrezikon seriozisht të ardhmen e qytetarëve të Kosovës. Ky sistem arsimor nuk bën përgatitjen e qytetarëve të Kosovës që të mundë të integrohen në rrjedhat globale botërore dhe nuk i përgatit qytetarët e saj që të mundë të konkurrojnë as në tregun lokal e as në atë ndërkombëtar.

Nëse nuk bëhet një transformim i thellë i sistemit arsimor, rinia jonë nuk ka gjasa që të integrohet as në Kosovë, e as në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë në rajon dhe në botë. Të rinjtë tanë nuk janë në gjendje të mendojnë as globalisht për shkak se nuk janë të përgatitur të integrohen dhe nuk i kuptojnë rrjedhat globale.

(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm