Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë i është dorëzuar vendimi pozitiv i Hungarisë që Lubisha Manitasheviqit t’i dorëzohet Prokurorisë për krime lufte në Beograd, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve FoNet të premten, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit të Ministrisë, kundër Manitasheviqit zhvillohen hetime për krime të luftës së kryera në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
Për ekstradimin e tij ka bërë kërkesë edhe Kosova, por Hungaria konsideron se janë përmbushur dispozitat juridike që Manitasheviqi t’i dorëzohet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ministri hungarez i Drejtësisë ka marrë vendim që ai të ekstradohet në Beograd, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbi i kërkuar për krime lufte në Kosovë arrestohet në Budapest
-
Hungaria vendos ta ekstradojë në Kosovë një të dyshuar për krime lufte, protestojnë serbët në Beograd
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë një i kërkuar me urdhëarrest ndërkombëtar
-
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë