Ish-kryetari i Degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, ka thënë se ndihet i tradhtuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për shkak të ndërrimit të qëndrimit për demarkacionin në variantin e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Humolli, i cili një ditë para se të ratifikohej kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës ka dhënë dorëheqje nga kjo parti bashkë me disa anëtarë të tjerë të Kryesisë së Degës në Podujevë, ka thënë se Haradinaj kishte anashkaluar organet e partisë kur ka vendosur që ta mbështesë marrëveshjen e parë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshe thotë se ishte vepruar derisa kishin qenë në opozitë, kur kundërshtimi i demarkacionit në variantin e miratuar tashmë ishte diskutuar në Kryesi dhe Këshill Drejtues të AAK-së. Fatmir Humolli ka thënë se demarkacioni është kulmi i pakënaqësisë së tij me AAK-në.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Jep dorëheqje nga AAK kryetari i degës në Podujevë
-
Mungesa e votave për demarkacion shkakton përplasje të deputetëve
-
Zhbllokimi i demarkacionit kërkohet në nenet e marrëveshjes së para tre vjetëve
-
Halimi: Kosova s’e meriton një kryeministër si Haradinaj
-
Haradinaj në kërkim të një “justifikimi” për ta mbështetur demarkacionin