Dy turistë, njëri nga Holanda e tjetri nga Irlanda e Veriut, që kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres, në Theth kanë arritur të shpëtohen.
Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e tyre.
"Në orët e pasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në Qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur Qafa e Pejës
Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre", informoi sot policia e Shkodrës.
Më pas turistët janë transportuar në Theth dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t'i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.
-
Policia shpëton dy turistë të huaj të bllokuar në një humnerë në Theth
-
Kërkohet ndërhyrja e helikopterit për tre turistë çekë të bllokuar në Theth
-
Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth
-
Dy turistët belgë të humbur në Theth gjenden në Tropojë
-
Policia shpëton tre turistë anglezë që kishin humbur në zonën e Thethit