Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.
Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.
Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente ai u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.
Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.
Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.
Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
-
Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Lindjen e Mesme
-
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë
-
“Largimi i trupave amerikane nga Kosova” - Cilat ishin lidhjet e Cheneyt me Kosovën
-
Vriten pesë ushtarë izraelitë e mbi 50 palestinezë në Gazë
-
Rutte: Ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë “vdekur në një incident”