Organizata Humanity First dhe shoqata AMJ dorëzuan sot donacionin me pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit në ambientet e Doganës së Kosovës në Prishtinë. Ky donacion u dhurua pasi ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Prishtinës, Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës dhe Humanity First për qëllim ofrimin e materialeve medicinale-higjenike mbrojtëse për parandalimin e infektimit me Covid-19.
Këto pajisje mbrojtëse që dedikohen për zyrtarët doganorë të Kosovës përfshijnë: 395 shishe me përbërje alkooli (rreth 40 litra), 350 shishe dezinfektues për duar (87.5 litra) dhe 20 shishe dezinfektues për dysheme (100 litra).
Gjatë pranim - dorëzimit të materialit ishin të pranishëm: përfaqësuesi i organizatës Humanity First, koordinatori për projekte i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës z. Premtim N. Fazliu, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës z. Ali Vitija dhe nënkryetari i kësaj Sindikate z. Kujtim Krasniqi.
Në fund të takimit, kryetari i Sindikatës z. Ali Vitija falënderoi organizatën Humanity First për këtë donacion të çmuar dhe shfaqi shpresën që në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimet edhe në fusha të tjera.
Vlen të ceket se para dy muajsh kishte ndërruar jetë një oficer i Doganës së Kosovës i cili ishte infektuar me virusin Covid-19, ndërsa deri më sot 4 oficerë doganorë janë të infektuar ndërsa 3 të tjerë gjenden në vetizolim.
{gallery}
-
Gjermania i dorëzon Kosovës një sasi tjetër ndihmash për luftimin e COVID-19
-
UNICEF i dhuron Kosovës edhe 1.5 ton pajisje profesionale mbrojtëse në kohën e pandemisë
-
CDF-ja ndihmon sistemin shëndetësor të Kosovës me pajisje për testim për COVID-19
-
KFOR-i amerikan dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Mitrovicë
-
UNICEF-i ndihmon punëtorët shëndetësorë në Kosovë me mijëra pajisje mbrojtëse