Dëshmitari Frederick Abrahams e ka përmbyllur dëshminë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ku po gjykohen krerët e UÇK-së.
Abrahams në përmbylljen e dëshmisë së tij u pyet për një mori çështjesh nga avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe e Ben Emmerson.
Dëshmitari që ka punuar si zyrtar i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare Human Rights Whatch, tha se nuk ka mundur t’i verifikojë pohimet e Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt lidhur me proceset gjyqësore ndaj dy të ndaluarve, staf i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, meqë nuk kishte qasje për të shkuar në qendrat e ndalimit.
Ndërsa, i pyetur lidhur me Adem Demaçin, Abrahams tha se ishte figurë me rëndësi, porse nuk kishte rol madhor në zhvillimin e luftimeve të UÇK-së në terren.
-
Dëshmitari Abrahams s’e përjashton se mund të jetë manipuluar për nivelin e organizimit të UÇK-së
-
Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon dëshminë zyrtari i “Human Rights Watch”
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Në dy javët e ardhshme mbahet fjala përfundimtare në rastin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
Mbrojtja mbyll zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së