Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para takimit të këtij të fundit në Paris këtë javë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Hoxhaj ka kritikuar Kurtin duke thënë se java e kaluar “shënoi mjerimin politik të Qeverisë”. Ai ka thënë se Kurti duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale.
“Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarkist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
-
Hoxhaj: Qasja e Qeverisë Kurti e rrezikshme
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova