Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj e ka vlerësuar takimin në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq si shumë të rëndësishëm për fazën e ardhshme të dialogut mes dy shteteve.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj shkruan se arritja e paqes është obligim i rëndësishëm i dy shoqërive.
“Takimi mes Presidentit Thaçi dhe Vuciq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruan Hoxhaj.
President i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuciq janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për fazën e re të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj thotë se Thaçi të ulet në tavolinë me Vuçiqin, por Kuvendi të udhëheqë dialogun
-
“Fazë e re në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”
-
Hoxhaj e sheh takimin e Thaçit me Putinin si njohje e realitetit të Kosovës së pavarur
-
Vuçiq përmend “pozicionin e vështirë të Serbisë” në prag të takimit me Thaçin
-
Thaçi e Vuçiqi takohen këtë javë në Bruksel