Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet ta inicojë rishqyrtimin e demarkacionit dhe deri në fund të vitit do të ndodhë miratimi i tij.
Komentet deputeti i PAN-it i ka bërë në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’.
“Qeveria e re mund të krijojë një komision të ri dhe ta rivlerësojë demarkacionin. Mund t’i shohim edhe njëherë të gjitha dokumentet për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Kryeminsitri i ri duhet të vendosë nëse dëshiron ta ndërrojë apo jo ligjin për demarkacionin”, ka thënë Hoxhaj.
Ai beson se Pacolli do t’i bashkohet PAN-it dhe se në fund të dialogut me Serbinë, Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së.
-
Hoxhaj : Kemi konsensus politik për marrëveshjen e re me Malin e Zi
-
Hoxhaj thotë se “për tema të mëdha PDK kërkon konsensus nacional”
-
Haradinaj dhe Hoxhaj flasin për Demarkacionin me Malin e Zi
-
Partitë thonë se ndryshimi i kufirit është ide që nuk negociohet
-
Hoxhaj shpreson që Kosova do ta unifikojë qëndrimin para takimit në Berlin