Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përgëzon Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe demokratike më 25 qershor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, Hoxhaj e ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve evropiane për organizim të demokratik të zgjedhjeve.
Hoxhaj ka theksuar se Kosova mirëpret rezultatin e dalë nga zgjedhjet dhe zotohet të punojë edhe më shumë për afrim edhe më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kosova mirëpret rezultatin e dalë me votën demokratike të qytetarëve dhe do të punojë edhe më shumë për thellim të bashkëpunimit dhe projekte konkrete ndërshtetërore në mënyrë që të kontribuojë në hapjen e rrugëve të reja për afrimin edhe më të madh të shoqërive të dy vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj.
-
Thaçi përgëzon Nishanin për zgjedhjet e lira në Shqipëri
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Begaj: Shqipëria në mbështetje të institucioneve demokratike të Kosovës
-
Hoxhaj: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO