Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kredibil dhe shumë serioz raportin e Komisionit për matjen e territorit.
Ai këtë deklaratë e tha në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbledhur në orët e pasdites ku akademiku Hivzi Islami ka prezantuar raportin për matje të territorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj tha se me këta kufij dhe me këtë territor Kosovën e kanë njohur 114 shtete, përcjell ksp.
Hoxhaj shtoi se marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se asnjëra nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës.