Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, të mërkurën do të qëndrojë në Bruksel, ndërsa në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian (LIBE) pritet të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave, raporton KTV.
Ministrja Hoxha pas takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian tha se pret përkrahje nga ky Komision, për të kaluar çështje e liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.
Çështjes së vizave për Kosovën do të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, më 29 gusht dhe kjo paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian.
Artikuj të ngjashëm