Pavarësisht asaj se 28 qershori ishte data e përfolur për raportin e Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e kriterit të fundit drejt liberalizimit të vizave, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha thotë se raporti pritet ditëve të ardhshme.
Ajo është shprehur optimiste se rekomandimi do të jetë pozitiv.
Nga vizita e fundit që ministrja Hoxha ka pasur në Bruksel, sipas kësaj të fundit del se nuk do të ketë shtyrje të rekomandimit.
"Rekomandimi pritet të dalë në ditët e fundit të qershorit ose në ditët e para të korrikut. Rekomandimi presim të dalë pozitiv. Rekomandimi do të dalë para pushimit dhe kjo është çështje ditësh. Dhe ky është vetëm hapi i parë drejt integrimit. Synimi jonë është që sado që të mund të bëjmë, pasi që ne i kemi plotësuar kriteret, që të inkurajojmë eurodeputetët",tha ajo, transmeton kp.
Nga kjo vizitë ajo tha se ka siguruar votat pro nga eurodeputetët.
"Liberalizimi i vizave është vetëm ndër hapat e parë drejt integrimit. Kam kërkuar përkrahje nga euro-deputetët. Me kënaqësi mund të them se kemi siguruar votat 'për' nga eurodeputetët", u shpreh ajo.
-
Ministrja Hoxha pret rekomandim për liberalizimin e vizave para pushimeve
-
Hoxha optimiste se KE do të dalë me rekomandim pozitiv për vizat
-
Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut
-
Hoxha në Komision: Franca po heziton për viza, për shkak të migrimit
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët