Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha në Brdo të Sllovenisë kërkon votën pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke vënë fokusin në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Republika e Kosovës, konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë dhe në këtë kontekst, shpalosi të arriturat e Kosovës, në luftimin e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet fqinje dhe më gjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë fjalës se tij Hoxha, para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke demonstruar kështu vullnetin e vendeve për një bashkëpunim të sinqertë në frontin e përbashkët kundër dukurive antiligjore.

Në këtë takim morën pjesë ministrat e brendshëm të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare, Europol, Frontex, DCAF.