Gjatë konferencës, dedikuar 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot eurodeputetin, Eduard Kukan.
Siç njofton MIE, ministrja Hoxha e falënderoi Kukanin për përkushtimin e pakursyer në procesin euro integrues të Ballkanit Perëndimor.
“Procesi integrues, për neve nuk është alternativë, është rruga jonë e vetme. Përkushtimi ynë në këtë drejtim është i fuqishëm. Kemi dhënë afatet për institucionet përgjegjëse për zbatimin e prioritetit tonë nacional-procesit integrues”, theksoi ministrja Hoxha.
Kukan theksoi se vlerëson punën dhe përkushtimin e Kosovës në procesin integrues, të arriturat, vlerat dhe synimet duke potencuar edhe një herë se Kosovë ka të ardhme Evropiane.
Eurodeputeti Kukan vuri në dukje se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë e arritur e Kosovës dhe zbatimi i MSA-së, gjen përkrahje të fuqishme edhe në Parlamentin Evropian.
Ministrja Hoxha dhe eurodeputeti Kukan u pajtuan se procesi integrues duhet dinamizuar.
-
Hoxha: Kosova e gatshme t’iu nënshtrohet reformave për integrim në BE
-
Hoxha: Pas liberalizimit të vizave - statusi i kandidatit për anëtarësim në BE
-
Hoxha: KE ka konfirmuar mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
-
Hoxha: Rruga drejt integrimit evropian, e vetmja alternativë – t’i shpejtojmë reformat
-
Hoxha e pranon, Kosova s’mund të krahasohet me fqinjët për reformat