Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot Prof. Alex Rionishvili Grigorev, profesor dhe ekspert i qeverisjes dhe konflikteve ndërkombëtare nga Universiteti Arcadia.
Në takim, Hoxha theksoi se Kosova ka kaluar në për një konflikt të tmerrshëm, por sot është shumë e përkushtuar për procesin integrues, bashkëpunimin rajonal dhe paqen globale.
“Angazhimi ynë është po aq i rëndësishëm edhe në sferën e sigurisë, duke i kontribuar me integrimet euro-atlantike, paqe e mirëkuptim”, theksoi Hoxha, duke potencuar se rruga e vetme e Kosovës është procesi integrues euro-atlantik.
Prof. Alex Rionishvili Grigorev, foli për angazhimin për një shoqëri globale dhe me ndryshime të shpejta. Përmes partneriteteve strategjike institucionale dhe programeve inovative akademike, përvoja të shprehura në kontekste dhe sfidat globale.
Ai theksoi se duke promovuar vlerat integruese, Kosova bën hapa të rëndësishëm në procesin global duke ofruar dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim.
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Palokaj: Aplikimi i Kosovës për në BE është lënë në harresë
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar