Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Institucionet të promovojnë vlerat integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Valeska Esch, nga Instituti Aspen, me të cilën diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe angazhimet institucionale për integrim.

Në takim, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e procesit euro integrues, duke ritheksuar se ky proces është prioritet madhor institucional, me synim realizimin e procesit dhe vlerave integruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Esch, vlerësoi lartë angazhimin e institucioneve në këtë proces. Ajo theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta duke vënë në dukje rolin integrues të institucioneve, intencat për fqinjësi të mirë, thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues si sfidë e vazhdueshme e rajonit, në veçanti e Kosovës.

Ajo theksoi se duke promovuar vlerat integruese, Kosova bënë hapa të rëndësishëm në këtë proces, dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim.

Instituti Aspen është një institut ndërkombëtar i organizatave jofitimprurëse i themeluar në vitin 1950 si Institut i Studimeve Humanistike Aspen.