Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të vendeve të Evropës jug-lindore, në të cilin u diskutua për “Perspektivat e zgjerimit të BE-së, hapja e dyerve për vendet e Ballkanit”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij Samiti, në fjalën e rastit, Hoxha theksoi se Ballkani sot më shumë se kurrë, ka nevojë për fqinjësi të mirë, integrim dhe promovim të vlerave të përbashkëta, të bashkuar me diversitet. Ministria e Drejtësisë, është ndër institucionet kryesore që u prin aktiviteteve në agjendën euro-integruese të Republikës së Kosovës në sektorin e sundimit të ligjit duke përqafuar vlerat e kësaj agjende si pasuri për neve dhe gjeneratat që do të vijnë, shtoi ajo.
“Fuqizimi i sektorit të sundimit të ligjit dhe garantimi i një sistemi të pavarur dhe funksional i sistemit të drejtësisë, i cili garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, është njëra prej obligimeve kryesore që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së dhe e hyrë në fuqi në prill të vitit të kaluar. Këto obligime të MSA-së janë prioritete kryesore dhe njëkohësisht sfidat e Ministrisë që unë drejtoj”, theksoi Hoxha dhe e cila shtoi se fuqizimi i sundimit të ligjit, përshpejton procesin euro-integrues të Kosovës.
-
“Duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE”
-
Hoxha: Kosova ka shënuar rezultate pozitive në implementim të reformave
-
Ministrja Hoxha: Sundimi i ligjit, sfidë për Kosovën si në gjithë rajonin
-
Hoxha në Samitin e Ministrave për Procesin e Berlinit: Kosova po avancon në integrim
-
Hoxha: Pas liberalizimit të vizave - statusi i kandidatit për anëtarësim në BE