Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë të enjten pasdite.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu është larguar nga seanca që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Takimi i Hovenierit me Kurtin vjen tre ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Qeveria ka thënë për KOHËN se ky ka qenë takim i rregullt javor.
Artikuj të ngjashëm