Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hovenier takohet me Çekun, flasin për nisma kulturore e sportive

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar edhe me ministrinë e Kosovës për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Hovenier gjatë takimit ka thënë se kanë folur për një sërë nismash në trashëgiminë kulturore, muzikë, sport dhe art në Kosovë. Ai ka thënë se këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes popullit amerikan dhe atij kosovarë në të gjitha sferat e jetës.

“E shijova bisedën me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për një sërë nismash që janë të përqendruara në trashëgiminë kulturore, muzikë, sport dhe art në Kosovë. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve në të gjitha sferat e jetës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier më herët është takuar edhe me ministrin e Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. Vlerësojë angazhimet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë e tyre të kthimit në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta. Ky mbetet një prioritet i lartë për SHBA-në dhe partnerët tanë”, ka shruar Hovenier në Twitter.